Pse ne shesim reklama,
dhe jo rezultatet e kërkimit.

Në një botë ku çdo gjë duket se është në shitje, pse reklamuesit nuk mund të blejnë një pozicion më të mirë në rezultatet tona të kërkimit?

Përgjigjja është e thjeshtë. Ne mendojmë se duhet të jesh në gjendje të kesh besim te gjërat që gjen me Google. Që nga fillimi, qëndrimi ynë për kërkimin ka qenë të ofrojmë përgjigjet dhe rezultatet më të përshtatshme për përdoruesit tanë.

Rezultatet e kërkimit të Google marrin parasysh se kush lidhet me një faqe uebi, si dhe lidhjen e përmbajtjes në atë faqe me kërkimin tënd. Rezultatet tona pasqyrojnë gjykimin e komunitetit në linjë për ato që janë të rëndësishme, jo se çfarë mendojmë ne ose partnerët tanë se duhet të shikosh.

Dhe ndërkohë që ne besojmë se reklamat që kanë lidhje mund të jenë po aq të dobishme sa rezultatet aktuale të kërkimit, ne nuk dëshirojmë që dikush të mos e dallojë njërën nga tjetra.

Çdo reklamë në Google është e shënuar qartë dhe është e ndarë nga rezultatet aktuale të kërkimit. Ndërkohë që reklamuesit mund të paguajnë më shumë për t'u shfaqur më lart në zonën e reklamimit, askush nuk mund të blejë një vend më të mirë në vetë rezultatet e kërkimit. Për më tepër, reklamat shfaqen vetëm nëse kanë lidhje me termat e kërkimit që ke futur. Kjo do të thotë se ti shikon vetëm reklamat që janë në fakt të dobishme.

Disa shërbime në linjë nuk besojmë se dallimi mes rezultateve dhe reklamimit është aq i rëndësishëm.

Ne po.